Sociale 23 Maj 2025, 11:31 Nga VNA

Shkolla nuk po vlen më, në bare dhe restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

Ndaje në Whatsapp
Shkolla nuk po vlen më, në bare dhe restorante paga e kameriereve

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore. Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.

Në Tiranë, sipas tij, pagat për pozicionin e kamarierit nisin nga 50 mijë lekë në muaj dhe mund të arrijnë deri në 120 mijë lekë, në varësi të lokalit. Për banakierët, pagat variojnë nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj, ndërsa për profesionistët e përgatitjes së kokteileve, pagat arrijnë deri në 200 mijë lekë në muaj.

Rritje të ndjeshme pagash ka pasur edhe për punonjësit e bareve dhe restoranteve në zonat bregdetare. Për pozicionet e kamarierit, banakierit dhe ndihmës kuzhinierit, pagat lëvizin nga 80 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj për një orar pune 8-orësh. Ndërsa për punonjësit me orar të zgjatur, minimalisht 12 orë në ditë, paga mujore arrin deri në 200 mijë lekë.

Sipas Jahjes, kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është shumë e lartë, ndërsa oferta është e ulët dhe shpesh pa trajnimin e duhur.

Megjithëse rritjen e pagave, sektori vazhdon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Jahja pohon se punësimi i punonjësve të huaj po vazhdon, kryesisht nga vende si Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani.

“Edhe pse vendi ynë shihet si trampolin për kalimin në vendet europiane dhe burokracitë për pajisjen e dokumentacionit të punësimit zgjasin deri në dy muaj, janë hapur shumë agjenci të huaja për rekrutimin e punonjësve të huaj. Personeli i huaj po rezulton se është më i trajnuar dhe më i menaxhueshëm”, pohon ai.

Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%.

Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit.

Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore në tërësi sektori nisi të ndryshojë sjellje ndaj punonjësve si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojë në mënyrë të vazhdueshme pagat.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë. Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës./MONITOR

Video

Një kopje e Statujës së Lirisë në qytetin Guaiba të Brazilit u rrëzua pas goditjes nga erërat e fuqishme. Pamjet tregojnë momentin kur struktura e lartë përplaset në tokë, duke reflektuar motin e keq që ka përfshirë qytetin.

Ky është momenti kur një avion privat tip “Cessna Citation” u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit Toluca në Meksikë, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave që ndodheshin në bord. Mes viktimave janë tre fëmijë të mitur, pjesë e së njëjtës familje, si dhe dy pilotë dhe pesë pasagjerë. Avioni kishte nisur fluturimin nga Acapulco dhe u përplas rreth orës 12:30, në përpjekje për të kryer një ulje emergjente. Sipas autoriteteve, avioni tentoi të ulej në një fushë futbolli pranë një zone lojërash për fëmijë, por përfundoi duke goditur një depo industriale. https://www.vna.al/bota/video-rrezohet-avioni-ne-meksike-vriten-10-persona-mes-tyre-3-femije-i17975

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro e festoi ditëlindjen e tij duke bërë një paraqitje publike, i veshur me një shami palestineze. Shamia shfaqte dy fraza arabe: njëra thoshte “Jemi të gjithë Gaza”, ndërsa tjetra i referohej “Toofan Al Aqsa” ose “Përmbytja e Al-Aksasë”.

Protesta e fermerëve në Francë Fermerët në Francë prej disa ditësh po protestojnë dhe shkaqet kryesore lidhen me kosto të larta prodhimi, çmime të ulëta dhe importe të lira që dëmtojnë prodhimin vendas. Ata kërkojnë respekt për punën e tyre dhe kushte të drejta për të jetuar nga bujqësia. Në pamje janë fermerët të cilët "spërkasin" me pleh organik ministrinë dhe institucionet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme