Sociale 24 May 2025, 12:11 Nga VNA

Elvis Pupa reagon pas lajmeve në media australiane: “Nuk jam arratisur, ndodhem në Tiranë prej më shumë se një muaji”

Ndaje në Whatsapp
Elvis Pupa reagon pas lajmeve në media australiane: “Nuk jam

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka reaguar publikisht pas raportimeve në disa media australiane, të cilat aludonin për përfshirjen e tij dhe të bashkëshortes, Belina Pupa, në ngritjen e një “shtëpie bari” në Australi, si dhe për një arratisje të mundshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pupa ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se ndodhet në Tiranë prej më shumë se një muaji për angazhime profesionale, të planifikuara prej kohësh në Shqipëri dhe më gjerë në Europë.

“Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja ‘jam arratisur’ dhe ‘ndodhem në kërkim’. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale,” shkruan aktori.

Ai theksoi se situata që po përflitet në media është pjesë e një procesi gjyqësor ende në zhvillim dhe se bashkëshortja e tij është e lirë dhe vazhdon aktivitetin profesional.

“Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.”

Në fund të reagimit, Elvis Pupa u shpreh se do ta përballojë situatën me qetësi dhe transparencë, ndërsa dënoi përpjekjet për manipulimin e lajmeve dhe sensacionalizmin mediatik.

“Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme