Sociale 24 Maj 2025, 16:33 Nga VNA

Konsumuan ushqim me salmonelë, helmohen 70 fëmijë në Gramsh

Ndaje në Whatsapp

70 fëmijë të një kopshti publik në Gramsh janë helmuar nga ushqimi. Sipas raportimeve paraprake dyshohet se helmimi ka ardhur nga konsumimi i ushqimeve me salmonelë. Fëmijët bashkë me prindërit e tyre kanë kaluar natën e 22 majit në spital. Deri tani asnjë institucion nuk ka reaguar ende, ndërkohë që dyshohet se ka tentativë për të fshehur ngjarjen. Në një reagim në Facebook, Qëndresa Qytetare denoncon ngjarjen dhe bën thirrje për forcim të kontrollit të zinxhirit ushqimor.

Në reagimin e tyre ata shkruajnë se "Janë me dhjetra tendera që kryhen çdo muaj për furnizimin me ushqim të çerdheve dhe kopshteve në vend që nuk kalojnë në asnjë filtër, duke bërë që shëndeti i fëmijëve të jetë në dorë të babëzisë, teksa kërkojnë të hetohet urgjentisht ky rast dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

Pak javë më parë shqiptarët mësuan se kanë konsumuar tonelata fileto pule me salmonelë, teksa AKU është kthyer në një institucion që ka dështuar të kryejë misionin e saj kryesor, parandalimin e futjes në treg të produkteve ushqimore që nuk plotësojnë standardet.

Më 11 mars 2025 AKU bëri  kontroll rastësor në 1 prej 4 loteve që një kompani  shqiptare solli nga Brazili, ku u kontrollua 1 kontejner me 8 ton mish.

Përgjigjen nga laboratori i ISUV për praninë e salmonelës në mostrën e marrë, AKU e mori me 21 mars, ndërsa publikun e njoftuan 1 javë me vonesë, kur  ngarkesa e mishit ishte hedhur në treg.

Hetimet për këtë skandal janë në vijim, por precedenti i krijuar është i rrezikshëm, teksa më shumë se kurrë shqiptarët duhet ta kenë llogaridhënien për cilësinë e ushqimeve që blejnë më raport të drejtë me të ardhurat që shpenzojnë për ushqimin, që janë më të lartat në Evropë.

Video

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Direkt nga New York, Ora e Përrallës nga Shëndetësia… Si i bindim të rinjtë të kthehen në Shqipëri

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë civilë nga rrënojat pasi një valë e re sulmesh ajrore nga SHBA dhe Izraeli goditi një lagje në kryeqytetin e Iranit, Teheran.  Videoja më poshtë tregon momentet e shpëtimit të civilëve nga ekipet e emergjencës pas bombardimeve në Teheran.

Poezia e parë e kilometrit të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme