Sociale 26 May 2025, 08:39 Nga VNA

Helmimi në kopshtin e Gramshit/ 14 raste me salmonelë, nën hetim kompania furnizuese

Ndaje në Whatsapp
Helmimi në kopshtin e Gramshit/ 14 raste me salmonelë, nën hetim

Rasti i helmimit të fëmijëve në Kopshtin Nr. 1 në Gramsh ka çuar në një hetim penal dhe epidemiologjik të zgjeruar, i cili po drejtohet nga Prokuroria e Elbasanit dhe përfshin disa institucione. Deri tani janë konfirmuar 14 raste pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis mes fëmijëve dhe stafit, ndërsa analizat laboratorike vijojnë në ISHP dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore. Në fokus të hetimeve është edhe kompania “Nelsa SHPK”, e cila furnizon me ushqim këtë kopsht dhe institucione të tjera në disa qytete. Policia ka sekuestruar kartelat klinike të 6 fëmijëve të shtruar në spital, ndërsa Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Gramsh ka kërkuar vigjilencë dhe bashkëpunim të ngushtë nga të gjitha qendrat shëndetësore për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të reja. Situata mbetet shqetësuese, ndërsa 6 analiza janë ende në pritje rezultati dhe 53 kanë dalë negative nga totali i 79 të testuarve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme