Sociale 26 May 2025, 12:26 Nga VNA

Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të

Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2025.

Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit (shiko grafikun e mëposhtëm) dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), çka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillime jo të zakonta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë. Rritja më ritme të lartë të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE).

Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2025.

Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit (shiko grafikun e mëposhtëm) dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), çka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillime jo të zakonta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë. Rritja më ritme të lartë të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE). Monitor

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme