Sociale 28 May 2025, 08:27 Nga VNA

Ndryshime në kampet e pritjes: 30 emigrantë të dëbuar pritet të mbërrijnë sot në Shëngjin

Ndaje në Whatsapp
Ndryshime në kampet e pritjes: 30 emigrantë të dëbuar pritet

Një grup prej rreth 30 emigrantësh pritet të mbërrijë sot në portin e Shëngjinit me anijen “Spica” të Marinës Ushtarake italiane, e cila është nisur mëngjesin e së martës nga porti i Brindisit. Sipas burimeve, në bord ndodhen persona me kombësi të ndryshme, të shpëtuar në det nga autoritetet italiane.

Ministria e Brendshme italiane ka konfirmuar se 30 emigrantë janë riatdhesuar tashmë nga qendra e pritjes në Gjadër të Lezhës, duke e kthyer këtë qendër në një hallkë kyçe të zbatimit të marrëveshjes italo-shqiptare për menaxhimin e fluksit migrator.

Fillimisht, kampi në Gjadër ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht emigrantë të shpëtuar në det për një periudhë deri në 28 ditë. Megjithatë, me dekretin e ri të qeverisë Meloni, ai do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që kanë humbur të drejtën për azil dhe që janë në pritje të deportimit drejt vendeve të origjinës. Sipas këtij dekreti, qëndrimi në kamp nuk duhet të kalojë afatin maksimal prej 18 muajsh.

Ndërkohë, pritet me interes vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi apelimin e paraqitur nga Gjykata e Romës, e cila ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e ndalimeve të emigrantëve të shpëtuar në det dhe të transferuar në Shqipëri. Sipas këtij apeli, ndalimet konsiderohen të padrejta pasi emigrantët vijnë nga vende që Italia i konsideron si “të sigurta”, duke u mohuar atyre të drejtën për të kërkuar azil real.

Zhvillimet e fundit mbeten në qendër të vëmendjes së organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe institucioneve evropiane, ndërsa Shqipëria dhe Italia përballen me kritika për mënyrën e menaxhimit të emigracionit në brigjet e Mesdheut.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme