Sociale 29 May 2025, 17:17 Nga VNA

Nuk jetojmë ne shkretëtirë!

Ndaje në Whatsapp
Nuk jetojmë ne shkretëtirë!

-Nga Agim Xhafka

Ka disa ditë që në supermarketet tona nuk gjenden prodhime bulmeti të markave shqiptare. Psh kosin e “Argjirofarmës” nuk e kap lehtë kund. Përgjigja është, nuk kemi lëndë të parë. E shpjeguar thjesht, nuk kemi qumësht pra. Ndërkohë sipas burimeve zyrtare importi i miellit të qumështit nga Sërbia a nga ndonjë fqinji ynë është rritur 12% krahasuar me vjet. Mangësi në tregjet tona nuk ka veç për bulmetin. Mungojnë plot artikuj. Në fakt syri sheh bollëk nga importi. Që nga portokajtë, (grekë spanjollë), domate nga Maqedonia e Italia, kastraveca, speca, patëllxhane nga jashtë e deri boronica e mjedra italiane. As patatet nuk i kemi më shqiptare. As mollët madje e paradoksi është që dhe në Korçë shiten mollë nga Maqedonia.

Ndërsa ndesh e mëson për këtë anomali që na kushton shtrenjtë, dëgjon lajme për miliona e miliona turistë. Që tek ne paguakan veç krevatin se ushqim blenë prodhimet e tyre, pra ndihmojnë fermerin e shtetit nga vijnë.

Qeveria shqiptare ia ka bërë shurrën baçes, kështu thuhet popullorçe kur vendin e le të ecë pa strategji dhe ide. Të kapim ç’të kapim është moto e ditës për çdo politikan. Zoti na ka dhënë pasuri pa fund. Fusha pjellore, male plot pyje, lëndina të paana, dete dhe liqene, diell 250 ditë në vit. E ndërkohë marrim qumësht në Sërbi, mish në Brazil, portokaj në Greqi, mollë në Itali. Gjithçka, gjithçka e blejmë, nuk e prodhojmë. Sikur jetojmë në shkretëtirë, në mes thatësirës, zhegut e rërës. Sikur na mungon pjelloria e tokës, tradita, përvoja, njerëzit. Na morën frymën hajdutët, manipulatorët, demagogët që na e shesin për progres dhe mungesën e një ushqimi modest, normal, të prodhuar nga djersa jonë.

Toka po rri djerë tash sa vjet, fshatarët kanë ikur, punojnë në toka të tjera. Bagëtia si njerëzia, pakësohet çdo vit. Do kemi mall pas ca vitesh të shohim një dele, një dhi a një lopë të gjallë. Live, duke ecur në një rrugë fshati. Do kemi mall…

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme