Kronika 1 May 2026, 12:35 Nga VNA

Vdekja tragjike e shqiptarit në Britani, dëshmia e shoferit të kamionit të mbeturinave: ‘Ishte brenda koshit, nuk e pashë

Ndaje në Whatsapp

Vdekja tragjike e shqiptarit në Britani, dëshmia e shoferit të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa muaj më parë në Northampton, ku një 30-vjeçar shqiptar, Sajmir Beca, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me një kamion mbeturinash.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 tetorit të vitit të kaluar, në rrugën Wellington Street. Sipas dëshmive në gjykatë, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se dëgjoi britma pasi një burrë u përmbys nga një kosh mbeturinash brenda kamionit dhe u shtyp.

Beca pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë më 6 nëntor si pasojë e plagëve të marra.

Mjekësia ligjore në Northampton bëri të ditur se shkaku i vdekjes ishte dëmtimi i organeve jetike. Familjarët e tij, të cilët udhëtuan nga Shqipëria për seancën, theksuan se ai nuk ishte i pastrehë.

Mjekja ligjore Anne Pember, deklaroi se mbetet e paqartë pse 30-vjeçari ndodhej brenda koshit të mbeturinave, duke e cilësuar vdekjen si aksidentale.

Nga ana e tij, drejtuesi i kamionit, Stephen Ploëman, tha se kishte kontrolluar koshin dhe kishte parë vetëm karton në sipërfaqe. Ai shtoi se pasi kishte zbrazur koshin dhe kishte aktivizuar mekanizmin e shtypjes, dëgjoi britma.

“Në atë moment e pashë, po më shikonte dhe i thashë vazhdimisht ‘dil jashtë’. Shtypa menjëherë butonin e emergjencës dhe telefonova shërbimet e urgjencës”, deklaroi ai, duke shtuar se ngjarja i ka shkaktuar trauma dhe frikë për t’u rikthyer në punë.

Policia e Northamptonshire Police konfirmoi se nuk ka rrethana të dyshimta që lidhen me ngjarjen, ndërsa një raport i plotë i është dorëzuar autoriteteve përkatëse.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme