Sociale 30 May 2025, 11:13 Nga VNA

Fëmijët e infektuar me salmonelë në kopshtin në Gramsh, shkak është veza e kontaminuar

Ndaje në Whatsapp
Fëmijët e infektuar me salmonelë në kopshtin në Gramsh,

Burime zyrtare thanë për Top Channel, se infektimi i fëmijëve në Gramsh është për shkak të vezës me salmonelë.

Burime pranë AKU bëjnë me dije se vezët e përdorura në kopshtin nr 1 në Gramsh kanë qenë të kontaminuara.

Nga analizat e AKU-së, më parë rezuktoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ.

Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme.

ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

Aktualisht gjendja shëndetësore e 6 fëmijëve që kërkuan kujdes shëndetësor fillimisht është e mirë dhe ata ndodhen në shtëpi. AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të Kopshtit nr.1 në Gramsh deri në përfundimit e të gjithë analizave dhe dezinfektimeve të mëtejshme.

Ndaj këtij rasti tashmë ka nisur dhe një hetim nga prokuroria e Elbasanit për zbardhjen e rrethanave të infektimit.

Në reagimin e saj Bashkia e Gramshit sqaroi funksionimin e regjimit ushqimor në kopsht, shprehu kujdesin ndaj shëndetit të fëmijëve ndërkohë që kërkoi zbardhjen e rrethanave nga institucionet përkatëse./Top Channel

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme