Sociale 1 June 2025, 13:45 Nga VNA

Një në tre aksidente nga monopatinat, kush nuk mban kaskë mbrojtëse do gjobitet

Ndaje në Whatsapp
Një në tre aksidente nga monopatinat, kush nuk mban kaskë

Të gjithë ata persona që rrugëve të Tiranës lëvizin me monopatina apo skutera elektrik dhe nuk mbajnë kaskë mbrojtëse do të gjobiten. Kjo masë e ndërmarrë nga Policia Rrugore pasi ka rezultuar se në 35% të aksidenteve, shkaktarë janë drejtuesit e monopatinave dhe motomjeteve.

Nga janari deri më tani, janë gjobitur mbi 7 mijë qytetarë që në rrugë janë kapur pa kaskë mbrojtëse.

‘Përsa i përket patinave elektrike, Kodi Rrugor përcakton qartë në nenin 188 saksionet administrative, ku për mospajisjen me kaskë mbrojtëse masa administrative është nga 250 – 1 000 lekë. Rreth 35% e aksidenteve, burimi i rrezikut ka ardhur nga përdorimi i monopatinave. Janë marrë 7502 masa administraive vetëm për mospërdorimin e ksaskave mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe patinave elektrike’, tha Lorenc Shehu.

Shefi i Komisariatit Rrugor në Tiranë, Lorenc Shehu thotë se 32 shtetas janë proceduar penalisht pasi nuk kanë pasur dokumentacion përkatës për të lëvizur me motomjete. Gjoba janë vendosur edhe për një sërë shkeljesh të tjera të Kodit Rrugor.

‘17 masa për ecje me shpejtësi tej normave të lejuara, 33 masa për drejtim mjeti në ndikimin e alkoolit, 115 masa për ndotje akustike të zhurmave, 24 masa për mungesë dokumentacioni. Kto masa administrative në qëllim në vetvete nuk janë thjesht vënie gjobash, por për të parandaluar dhe për të rritur sigurinë rrugore’, shton Shehu.

Një tjetër masë që policia po aplikon javët e fundit për të minimizuar trafikun në kryeqytet është marrja me karrotrec e makinave luksoze, por jo vetëm, drejtuesit e të cilave i parkojnë dysh apo edhe në vendkalimet e këmbësorëve dhe të biçikletave, si dhe në stacionet e autobusëve. Gjatë një jave u bllokuan 19 mjete luksoze. Përveç gjobës për këtë shkelje, pronarët duhet të paguajnë një sërë detyrimesh.

‘Do të paguajnë pagesat e detyrueshme të karrotrecit, ditët që do të qëndrojnë të bllokuara në parkim, si dhe do të bëhen verifikime për të gjithë dokumentacionin që ka mjeti’, tha ai.

Karrotreci do të jetë i pashmangshëm kur bllokimi i rrugës është i pajustifikueshëm, ndaj drejtuesit e policisë apelojnë qytetarët të tregohen më të kujdesshëm. /A2

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme