Sociale 4 Qershor 2025, 15:31 Nga VNA

Zgjedhjet për Presidentin e ri të Urdhrit të Psikologut zhvillohen më 5 qershor – në garë dy kandidate, gazetarja Lala ngre dyshime për procesin

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet për Presidentin e ri të Urdhrit të Psikologut

Të enjten, më datë 5 qershor, pritet të mbahen votimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë, që do të drejtojë institucionin për katër vitet e ardhshme. Pas përfundimit të dy mandateve të Presidentes aktuale, Valbona Treska, gara për këtë post zhvillohet mes dy kandidateve: Elona Mustafaraj dhe Brunilda Laboviti.

Dy kandidate për drejtimin e institucionit

Elona Mustafaraj, aktualisht Sekretare e Përgjithshme në detyrë e Urdhrit të Psikologut, ka qenë për vite me radhë pjesë e strukturave drejtuese pranë këtij institucioni dhe ka punuar ngushtë me presidenten në largim, Valbona Treska. Mustafaraj shihet si një emër që garanton vazhdimësinë e linjës aktuale drejtuese.

Ndërkohë, kandidatja tjetër, Brunilda Laboviti, një psikologe me eksperiencë dhe figurë e njohur në fushën e shëndetit mendor, ka shpallur publikisht platformën e saj dhe është angazhuar në komunikim të drejtpërdrejtë me komunitetin profesionist. Në një mesazh në rrjetet sociale, Laboviti deklaroi:

“Kandidimi im për Presidente e Urdhrit të Psikologut është një dëshirë e mirë për t’ju përfaqësuar dhe për të qenë të gjithë bashkë në këtë rrugëtim! Do vlerësoja mbështetjen e çdo anëtari që me votë mund të përfaqësojë edhe veten e tij. Le të tregojmë se ne bëhemi dhe vendosim!”

Akuza për parregullsi dhe përjashtim të një kandidati

Procesi zgjedhor nuk ka kaluar pa debate. Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, ka ngritur akuza të forta mbi mënyrën se si po zhvillohet gara, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe ligjshmërinë e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala pretendon se Presidentja aktuale, Valbona Treska, po tenton të ndikojë zgjedhjet duke mbështetur një kandidate të besuar të saj – një referencë e qartë për Elona Mustafarajn.

Sipas Lalës, kandidati Altin Nika është përjashtuar padrejtësisht nga gara përmes një mase disiplinore të dyshimtë, ndonëse ai ka fituar të drejtën për të kandiduar përmes një vendimi gjyqësor.

“Altin Nika po pengohet të kandidojë, përmes një makinacioni sa të turpshëm aq edhe kriminal. Ai e goditi në gjykatë dhe fitoi të drejtën për të kandiduar. Por edhe vendimi i gjykatës për klanin Treska nuk pi ujë,” shkruan Lala, duke akuzuar edhe organet shtetërore për mosveprim.

“Prokuroria e Tiranës rri e bën sehir! Të gjithë ata që heshtin përballë këtij skandali, janë bashkëfajtorë!” – përfundon ajo mesazhin e saj.

Lista e plotë e kandidatëve për organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut

Zgjedhjet e 5 qershorit do të përfshijnë edhe përfaqësues për kategori të tjera të strukturës së Urdhrit të Psikologut. Më poshtë, lista e plotë e kandidatëve:

Kategoria: President

  1. Brunilda Laboviti
  2. Elona Mustafaraj

Kategoria: Pedagog

  1. Dr. Lediana Xhakollari
  2. Dr. Jorida Rustemi
  3. Dr. Jonida Haxhiu

Kategoria: Shërbime

  1. Alfred Nela
  2. Andi Petro
  3. Anxhela Peza
  4. Arjola Panteqi
  5. Arjola Manreka
  6. Blerina Toma
  7. Elidon Shehu
  8. Eriselda Dervishi
  9. Erudita Fshazi
  10. Joana Brami
  11. Jona Begeja
  12. Migena Bakiaj
  13. Kristiana Jorgji
  14. Lorena Gjindoda
  15. Olta Jaçellari
  16. Osvaldo Turmalaj
  17. Suela Kalaja
  18. Sonila Jaupbashi
  19. Valentina Telhaj

Kategoria: Shoqata

  1. Jonida Guri
  2. Xhensila Lato

Zgjedhjet për organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut vijnë në një moment kritik për integritetin institucional dhe besueshmërinë profesionale të këtij institucioni. Votimi i 5 qershorit do të tregojë nëse komuniteti i psikologëve do të zgjedhë vazhdimësinë apo ndryshimin

Video

Një kopje e Statujës së Lirisë në qytetin Guaiba të Brazilit u rrëzua pas goditjes nga erërat e fuqishme. Pamjet tregojnë momentin kur struktura e lartë përplaset në tokë, duke reflektuar motin e keq që ka përfshirë qytetin.

Ky është momenti kur një avion privat tip “Cessna Citation” u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit Toluca në Meksikë, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave që ndodheshin në bord. Mes viktimave janë tre fëmijë të mitur, pjesë e së njëjtës familje, si dhe dy pilotë dhe pesë pasagjerë. Avioni kishte nisur fluturimin nga Acapulco dhe u përplas rreth orës 12:30, në përpjekje për të kryer një ulje emergjente. Sipas autoriteteve, avioni tentoi të ulej në një fushë futbolli pranë një zone lojërash për fëmijë, por përfundoi duke goditur një depo industriale. https://www.vna.al/bota/video-rrezohet-avioni-ne-meksike-vriten-10-persona-mes-tyre-3-femije-i17975

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro e festoi ditëlindjen e tij duke bërë një paraqitje publike, i veshur me një shami palestineze. Shamia shfaqte dy fraza arabe: njëra thoshte “Jemi të gjithë Gaza”, ndërsa tjetra i referohej “Toofan Al Aqsa” ose “Përmbytja e Al-Aksasë”.

Protesta e fermerëve në Francë Fermerët në Francë prej disa ditësh po protestojnë dhe shkaqet kryesore lidhen me kosto të larta prodhimi, çmime të ulëta dhe importe të lira që dëmtojnë prodhimin vendas. Ata kërkojnë respekt për punën e tyre dhe kushte të drejta për të jetuar nga bujqësia. Në pamje janë fermerët të cilët "spërkasin" me pleh organik ministrinë dhe institucionet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme