Sociale 5 Qershor 2025, 19:48 Nga VNA

Burgu i Spaçit është pjesë e historisë së dhimbshme të Shqipërisë dhe jo i dy ish të përndjekurve politikë

Ndaje në Whatsapp
Burgu i Spaçit është pjesë e historisë së

Burgu i Spaçit i cili mban mi muret e tij historitë më të tmerrshme të regjimit komunist në Shqipëri, në vend që të ishte kthyer në një muze për rrëfyer vuajtjet e njerëzve brenda atyre mureve, sot i është nënshtruar një restaurimi, që për hir të një filmi zhduk ato pak rrënoja që ruajnë memorjen dhe dhimbjen e mijëra të dënuarve.

Por si mund te ndihen ata që kanë vuajtur, ata që kanë kujtimet e familjarëve të tyre teksa shohin e dëgjojnë se pas idesë së këtij restaurimi, qëndrojnë dy ish-të përndjekur politikë,Namik Ajazi dhe Visar Zhitit? Që po realizojnë këtë projekt që ka në thelb xhiirmin e një filmi me mbështetjen e qeverisë së Edi Ramës. Çdokush që ka një fije dhimbsurie dhe memorie për atë vend të mallkuar nga shpirtrat që kanë lënë kockat dhe vitet në Spaç, priste që së paku Visar Zhiti dhe Namim Ajazi të ishin dy zërat më të fuqishëm për ta kthyer në një kampus muzeal. Dhe jo , iniciatorët e tjetërsimit të njërës prej godinave që mbahet si dëshmi e gjallë e regjimit diktatorial.

Madje, edhe pasi shumë organizata joqeveritare dhe qytetarë janë shprehur kundër këtyre ndërhyrjeve, regjisori Namik Ajazi nuk ka lënë televizion e media pa dalë për ta mbrojtur projektin. Së fundmi, në një intervistë për Top Channel, ai është shprehur se projekti synon restaurimin e godinave të degraduara nga braktisja dhe dëmtimi i qëllimshëm.

“Kemi kërkuar që t’i koordinojmë gjërat. Duke përfituar ne nga punimet për ta shndërruar këtë objekt të rrënuar nga vitet e lënies në harresë, mendojmë që një pjesë të këtyre punimeve që po bëhen t’i përdorim edhe ne për realizimin e filmit. Ajo që ne po kërkojmë dhe po mundohemi të jemi pranë në mënyrë vullnetare është mënyra e ndërtimit të punimeve. Në interesin e filmit, meqë është film realist, ne na duhet të kemi një paraqitje të saktë deri në detaje të burgut dhe të ambienteve ku do të xhirohet”, u shpreh ai.

Prononcimi i Ajazit është i natyrës propagandistike e cila synon vetëm realizimin e filmit të tij, pa u shqetësuar se po preket autenticiteti i Burgut të Spaçit. Ndërkohë, ndërhyrjet e iniciuara prej tij, bien ndesh edhe me “Planin e Menaxhimit” të miratuar në 2024, ku theksohet se ndërhyrjet konservuese duhet të jenë të natyrës “arkeologjike”, duke ruajtur rrënojat dhe strukturat ekzistuese në gjendjen që ndodhen.

Por mesa duket regjisori e turravrap drejt projektit për filmin e tij, ka harruar se një objekt që ruan historinë, nuk ka nevojë për llaç, gëlqere dhe fasada zbukuruese. Në rast se në kampin e përqëndrimit në Aushvic do të ishin ndërmarrë aksione të tilla restauruese për realizimin e filmave, ai vend nuk do të ishte ende në këmbë si një kujtesë e gjallë e vuajtjeve të milionave çifutëve.

Po kaq e turpshme është heshtja e institucioneve shtetërore, e Ministrisë së Kulturës dhe e Blendi Gonxhes, i cili nuk kanë thënë asnjë fjalë për atë që po ndodh në Spaç. Edhe nëse pandjeshmëria e tij mund të “justifikohet” me partinë që përfaqëson, pasuesen e Partisë Komuniste që ndërtoi dhe mbajti gjallë burgun famëkeq, është disi e vështirë të kuptohet lehtësia me të cilën dy njerëz që kanë kaluar një histori të hidhur në burgjet e komunizmit kanë humbur ndjeshmërinë për të ruajtur të paktën Spaçin ashtu siç ka qenë. Sepse për ta shndërruar atë në një muze të mirëfilltë nuk ka menduar askush gjatë këtyre tre dekadave.

Video

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro e festoi ditëlindjen e tij duke bërë një paraqitje publike, i veshur me një shami palestineze. Shamia shfaqte dy fraza arabe: njëra thoshte “Jemi të gjithë Gaza”, ndërsa tjetra i referohej “Toofan Al Aqsa” ose “Përmbytja e Al-Aksasë”.

Protesta e fermerëve në Francë Fermerët në Francë prej disa ditësh po protestojnë dhe shkaqet kryesore lidhen me kosto të larta prodhimi, çmime të ulëta dhe importe të lira që dëmtojnë prodhimin vendas. Ata kërkojnë respekt për punën e tyre dhe kushte të drejta për të jetuar nga bujqësia. Në pamje janë fermerët të cilët "spërkasin" me pleh organik ministrinë dhe institucionet.

Muzeu i Luvrit mbeti i mbyllur të hënën, duke lënë mijëra vizitorë të zhgënjyer, pasi stafi nisi një grevë në shenjë proteste ndaj kushteve të punës dhe mungesës së personelit. Punonjësit kërkojnë staf shtesë dhe masa për të përballuar mbipopullimin, në një periudhë me fluks të lartë turistësh për shkak të festave të Krishtlindjeve. Stafi i pritjes dhe sigurisë thekson se mbingarkesa e vizitorëve dhe mungesa e personelit po rrezikojnë sigurinë dhe funksionimin normal të muzeut më të vizituar në botë. Auditimet e mëparshme kanë paralajmëruar për dobësi strukturore në siguri, përfshirë zona që u shfrytëzuan edhe gjatë grabitjes së fundit.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të hënën rreth orës 17:30 në një ndërtesë banimi katërkatëshe në Trévoux, në periferi të Lionit, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima, përfshirë dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç. Sipas autoriteteve lokale, një grua dhe tre fëmijët e saj ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Gruaja dhe djali i saj më i madh mbijetuan, ndërsa dy fëmijët më të vegjël, të nxjerrë nga rrënojat në gjendje arresti kardiak, u shpallën të vdekur pak më vonë nga ekipet e shpëtimit. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe hetimet vijojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme