Politika 30 April 2026, 22:39 Nga VNA

Monika Kryemadhi: Metën në burg e futi loja Basha-Veliaj

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi: Metën në burg e futi loja Basha-Veliaj

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një akuzë të fortë për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, duke pretenduar se pas tij qëndron një skenar politik ku, sipas saj, rol kanë pasur Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi tha se arrestimi i Metës ka qenë i paralajmëruar prej vitesh dhe pjesë e një plani më të gjerë politik për goditjen e figurave kryesore të opozitës.

Sipas saj, ngjarjet që çuan në arrestimin e Metës nuk janë të rastësishme dhe lidhen me një skenar që filloi me masat ndaj Sali Berisha dhe procesin gjyqësor ndaj Fatmir Mediu.

“Arrestimi i Metës ka qenë i paralajmëruar. Ka qenë një skenar politik për kapjen e opozitarizmit,” u shpreh ajo.

Kryemadhi pretendoi se nga verifikimet e saj rezulton se arrestimi i Metës dhe Berishës ishte pjesë e një plani të përbashkët të Bashës dhe Veliajt.

“Sipas verifikimeve të mia ka qenë një lojë e Bashës dhe Veliajt për të arrestuar Metën dhe Berishën dhe më pas për të detyruar Ramën të largohej nga politika. Një ide shumë diletante,” deklaroi ajo.

Në intervistë, Kryemadhi përmendi edhe rolin e drejtësisë dhe të diplomacisë amerikane në këtë proces, duke përmendur emrat e kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo tha se çështja ndaj Metës ka qenë e përgatitur prej vitesh dhe se arrestimi i tij është diskutuar në qarqe politike shumë kohë përpara se të ndodhte.

Përveç akuzave politike, Kryemadhi foli edhe për presionin publik dhe mediatik që, sipas saj, është ushtruar ndaj saj pas arrestimit të Metës. Ajo theksoi se nuk ka zgjedhur të bëjë rolin e viktimës, pavarësisht paragjykimeve.

“Mos prisni që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë jetën do ta vazhdoj dhe do të jetoj për veten dhe për fëmijët e mi. Beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën,” tha ajo.

Sipas Kryemadhit, dosja ndaj Metës është e mbështetur kryesisht në akuza të ngritura nga artikuj mediatikë, duke shtuar se ajo nuk pranon asnjë prej tyre.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme