Politika 30 April 2026, 22:01 Nga VNA

Salianji: “PD nuk është pronë private. Refuzimi i kandidimit tim është uzurpim”

Ndaje në Whatsapp
Salianji: “PD nuk është pronë private. Refuzimi i

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me një status të fortë në Facebook pasi dokumentet e tij për kandidim për kryetar të PD nuk u pranuan, duke e cilësuar vendimin një akt të paprecedentë dhe një shenjë se partia po trajtohet si pronë personale.

Salianji shkruan se ajo që ndodhi sot nuk është një çështje procedurale, por një moment që zbulon se si po funksionon realisht Partia Demokratike.

“Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike. Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë,” shkruan ai.

Sipas Salianjit, kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia, por interesat e një grupi të ngushtë që, sipas tij, ka frikë nga vota dhe nga drejtësia.

“Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara,” thekson ai.

Deputeti demokrat shton se nuk ka kërkuar privilegje apo emërim, por vetëm garë dhe votë nga demokratët.

“Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë. Nuk kam kërkuar emërim. Kam kërkuar votë. Kjo është demokracia dhe vetëm kështu Partia Demokratike mund të rikthehet fituese,” shprehet Salianji.

Në reagimin e tij ai e cilëson vendimin si një refuzim jo vetëm ndaj tij, por ndaj çdo demokrati që beson në një parti të hapur dhe konkurruese.

“Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht është uzurpim i funksioneve!”

Salianji përfundon duke theksuar se beteja nuk është për një post, por për parim dhe për vetë natyrën e Partisë Demokratike.

“Kjo është një betejë për parim, jo për post. Dhe kjo betejë nuk mbaron sot. Sepse Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme