Politika 30 April 2026, 22:25 Nga VNA

Nga Fushë-Kruja në garën për PD: Mereme Sela sfidon Berishën dhe bëhet emri më i përfolur i ditës

Ndaje në Whatsapp
Nga Fushë-Kruja në garën për PD: Mereme Sela sfidon

Mereme Sela është padyshim emri më i klikuar sot në politikën shqiptare, pasi shpalli kandidaturën për të rivalizuar Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e sotme, në një emision televiziv në Report TV, zonja Sela prezantoi kandidaturën e saj dhe një pjesë të platformës që synon të ndjekë në këtë garë.

E pyetur nga gazetarët në studio, ajo nuk shprehu ndonjë simpati të veçantë për gratë e tjera në Partinë Demokratike, duke mos veçuar asnjërën prej tyre.

Mereme Sela tregoi gjithashtu se vjen nga një familje e madhe, me nëntë motra dhe dy vëllezër, e lindur dhe e rritur në Fushë-Krujë. Ajo tha se jeton me familjen e të vëllait dhe se për një kohë të gjatë është kujdesur për fëmijët e tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme