Sociale 5 June 2025, 17:51 Nga VNA

Prag Kurban Bajrami plas murtaja tek bagëtitë e imëta në Shkodër. Kosova ndalon importin

Ndaje në Whatsapp
Prag Kurban Bajrami plas murtaja tek bagëtitë e imëta në

Në një fermë të mbarështimit të dhive në fshatin Postribë, në Shkodër është konfirmuar rasti i parë i murtajës së bagëtive të imta. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se mostrat janë marra nga Shërbimi Veterinar dhe janë analizuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit, teksa ferma është karantinuar për të eleminuar bagëtinë. “Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren”-thuhet në deklaratë. Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Veterinar në Shkodër, Sulejman Kullolli është shprehur se ferma është karantinuar ndërsa ka theksuar se mishi i kafshëve të sëmura nuk lejohet për tregtim. “Siç jeni në dijeni, për herë të parë në Shqipëri u shfaq murtaja në një fshat në Postribë. Kjo sëmundje u njoftua nga fermeri më datën 3 qershor. Ferma është vënë në karantinë. Janë marrë mostra. Sot bëhet eliminimi i krerëve dhe do izolohet zona në 3 dhe 10 km. Ka dalë edhe urdhëri i Ministrit ku ndalohet lëvizja e kafshëve brenda territorit pra në Shkodër dhe Malësi e Madhe nuk lejohet lëvizja e kafshëve kjo për të parandaluar vazhdimin. Kjo sëmundje infektive prek të imtat, por nuk kërcënon shëndetin e njerëzve. Nga monitorimi kishim një indicie dje në një tjetër zonë. Ne u paraqitem në fermë, por nuk u konstatuan shenja të kësaj sëmundje. Me masat kufizuese, kanë dalë masat përkatëse dhe me institucione dhe po ndalojmë lëvizjen e kafshëve”, tha  Kullolli. Por përkundrejt këtyre deklaratave të institucioneve në Shqipëri,  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) tek kafshët e llojit të dhisë në Qarkun e Shkodrës në Republikën e Shqipërisë. Autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme