Sociale 6 June 2025, 07:40 Nga VNA

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi për shkak të shpërthimit të murtajës së bagëtive

Ndaje në Whatsapp
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi për

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga qarqet e Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri, si masë parandaluese pas shpërthimit të konfirmuar të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants), e njohur ndryshe si murtaja e bagëtive të imta.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen pas raportimeve për raste të sëmundjes tek dhitë në qarkun e Shkodrës. Për të shmangur përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse dhe shumë të rrezikshme për bagëtitë, autoritetet kosovare kanë urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të importit të ruminantëve të vegjël nga këto rajone shqiptare.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vendosë masë ndalese të përkohshme për importin e deleve dhe dhive nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes PPR tek dhitë në qarkun e Shkodrës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, janë paralajmëruar kontrolle të shtuara në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, për të garantuar mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës nga përhapja e kësaj sëmundjeje.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme