Politika 25 February 2025, 13:18 Nga VNA

Gjyqi për shpifje/ Rama:Avokatët kërkuan të mos merreshin parasysh deklaratat. Bardhi: Ske kuptuar asgje

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh nga koordinatori juridik për gjyqin ndaj deputetit të opozitës, Gazment Bardhi, të cilin e ka paditur për shpifje. Në një postim në rrjetin social X, Rama deklaroi se avokatët e Bardhit kanë kërkuar që deklaratat e tij të mos merren parasysh, me argumentin se ato janë fakte të njohura publikisht.

Sipas Ramës, ky proces gjyqësor ka të bëjë me shpifjet e Bardhit ndaj tij dhe kërkon prova konkrete. Në fund të reagimit, kryeministri ironizoi dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për shpifje, duke lënë të kuptohet se proceset gjyqësore për këtë vepër penale po sjellin pasoja konkrete.

Postimi i Plotë:

Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:

“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuar etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.

Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku ky i fundit shpjegoi zhvillimet në seancën gjyqësore për padinë për shpifje ndaj tij. Në përgjigjen e tij, Bardhi sugjeron se Rama mund të jetë i rënduar psikologjikisht për shkak të situatave të fundit dhe e këshillon të qetësohet. Ai gjithashtu i kërkon Ramës të vendosë nëse akuzat për shpifje lidhen me të apo me vëllain e tij, Olsi Ramën.

"Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine!
Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!"

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme