Politika 25 February 2025, 12:00 Nga VNA

Masa sigurie për zyrtarët e UBT, Rama: Rektori Sallaku flet nesër para grupit të PS

Ndaje në Whatsapp
Masa sigurie për zyrtarët e UBT, Rama: Rektori Sallaku flet nesër

Kryeministri Rama ka njoftuar se nesër në orën 09:00, Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë, me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie të vendosura pa gjyq ndaj stafit dhe pedagogëve të universitetit për disa procedura të disa viteve më parë.

"Rektori Sallaku, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, e konsideron situatën një keqkuptim të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht. Ai e cilëson këtë një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor, që ndodhet në proces transformimi me synimin për njëshmërinë e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vjenës, në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”." shkruan Rama

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme