Politika 24 February 2025, 12:21 Nga VNA

Belind Këlliçi dhe fushata e 11 Majit : A sjellin emërimet në FBI fitoren e demokratëve?

Ndaje në Whatsapp

Më pak se 80 ditë para zgjedhjeve parlamentare, ethet e fushatës kanë nisur të ndihen në kampet e dy partive të mëdha. Por, nëse disa kanë vendosur të zhvillojnë takime, të takohen me njerëzit dhe të zgjedhin alternativën e duhur, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën ka zgjedhur të merret me ndryshimet në administratën e re të SHBA.

Po të shohësh postimet e Belind Këlliçit, përveç ndarjes së postimeve të takimeve të Sali Berishës, bie në sy se drejtuesi politik i Tiranës shpreson se fitorja e demokratëve vjen nga Amerika, sidomos nga emërimet e administratës së re. Thuajse asnjë takim me strukturat, asnjë program i prezantuar, asnjë takim me qytetarët e paangazhuar politikisht, ama kur vjen fjala tek emërimet në FBI, zoti Këlliçi është i pari që ndan postimet në profilin e tij në Facebook.

A thua ndikon kjo në rezultatet e pritshme të demokratëve më 11 maj? Çfarë roli mund të ketë zëvendësshefi i FBI me Kamzën, Ndroqin, Kavajën apo edhe Tiranën? Këtë më mirë e dinë drejtuesit politikë të demokratëve në kryeqytet, të cilët mesa duket ia kanë lënë në dorë “fitoren” Departamentit të Shtetit dhe FBI-së… Ndoshta ata dinë diçka që ne nuk e dimë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme