Politika 22 February 2025, 12:51 Nga VNA

Lapidar si Bill Clintoni/ Rama: E kam lënë amanet, nuk dua për së gjalli,  as për së vdekuri

Ndaje në Whatsapp
Lapidar si Bill Clintoni/ Rama: E kam lënë amanet, nuk dua për

Rama msyn veriun. Këtë të shtunë kreu i qeverisë është shfaqur krah zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në inspektimin e punimeve në kantierin e Rrugës së Komanit. Një aks 31 km që lidh dy hidrocentralet, e që, sipas Ramës, do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone. Në vend që t'i përmbahet detyrës për të cilin është mandatuar, kryeministri iu ka kujtuar banorëve të kësaj zone që kjo rrugë po bëhet falë tij. "Kjo është bukuri e madhe dhe ju e dini më mirë sa vështirë të kalosh, por do të bëhet si të gjitha ato që kemi bërë”, u tha Rama banorëvë të zonës. Por veriorët të çuditur me praninë e kryeministrit në këto zona kanë ironizuar Ramën, duke i  propozuar atij se duhet ti ngrihej një lapidar si ai që është vendosur në Kosovë për presidentin amerikan Bill Clinton. Banori: “Si ja ka bërë Kosova lapidarin Clinton-it, ju e meritoni”.... Rama: “Jo, jo... Do t'a lej amanet, për së gjalli jo e jo, se e kam në dorë vet, se është ndërtim pa leje, por edhe për së vdekuri...”. Batutat u shkëmbyen me një prej banorëve të pranishëm në inspektimin e kantierit në Rrugën e Komanit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme