Politika 21 February 2025, 18:54 Nga VNA

 “Mburrja” e turpshme me bonusin e pensonistëve e Ramës, për t’iu përgjigjur Berishës

Ndaje në Whatsapp
 “Mburrja” e turpshme me bonusin e pensonistëve e

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas akuzave kreut të PD, Sali Berisha, se ka shkelur ligjin elektoral me takimin e kreut të qeverisë me punonjësit e Bashkisë Tiranë si dhe bonusin e pranverës për pensionistët si mashtrim.

“Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore. E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024! Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj” – shkruan ndër të tjera Rama.

Akuzat dhe kundërakuzat mes Berishës dhe Ramës janë bërë më të shpeshta ditët e fundit, kjo edhe për faktin që të mbajnë status quon në opinionin publik se pozita dhe opozita janë ata. Por përtej kësaj, kundërpërgjigjja e kryeministrit për pensionistët është thellësisht me nuancë elekorale.

Bonusi është mburrja e qeverisë për të sfumuar revoltën e pensionistëve por dhe për të mbuluar dështimin e socialistëve që në 12 vite qeverisje, nuk kanë bërë asnjë rritje të pensioneve. I ndodhur përball këtij fakti, Rama dhe qeveria e tij kanë vendosur që të joshin pensionistët me dy bonuse brenda pak muajsh, dhe njërin prej tyre do ta shpërndajnë dy muaj para zgjedhjeve.

Kjo është tallja e radhës që bëhet me moshën e tretë, por se sa efekt do të ketë një bonus për të marrë votën e pensionistëve, mbetet për t’u parë. Ndërsa të shpresojmë se “krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma”, nuk do jetë një premtim që do lërë pensionet në Shqipëri në nivelin e vitit 2013.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme