Politika 21 February 2025, 23:26 Nga VNA

Bylykbashi skeptik për SPAK lidhur me hetimin e krimit elektoral/ PD vazhdon heshtjen për arrestimin e Bajrit

Ndaje në Whatsapp
Bylykbashi skeptik për SPAK lidhur me hetimin e krimit elektoral/ PD

Oerd Bylykbashi ka shprehur sot skepticizëm për punën e SPAK lidhur me hetimin e krimit zgjedhor. Në një intervistë televizive për A2 CNN, ai tha se SPAK ka në dorë të bëjë shumëçka, por deri tani nuk kanë bërë gjë. “Kur bëjnë, është shumë pak dhe shumë vonë. Nuk prodhon efektin.”

Këto deklarata, zoti Bylykbashi i bëri në ditën kur Altin Dumani prezantoi publikisht masat që ka marrë Prokuroria e Posaçme për të parandaluar krimin zgjedhor, ndërsa zoti Bylykbashi ishte në krah të tij në tryezën e zhvilluar, por nuk u dëgjua të thoshte ndonjë fjalë.

Po sot, SPAK ndaloi “të fortin” e Shkodrës, Safet Bajrin, personin të cilin PD e zotit Bylykbashi e ka denoncuar si njeriun që ndikoi me grupin e tij në fitoren e PS-së në zgjedhjet e vitit 2023. Nga PD nuk pati asnjë reagim për këtë ndalim dhe, mesa duket, për Oerd Bylykbashin ky duket të jetë një lajm i parëndësishëm.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme