Politika 23 February 2025, 13:01 Nga VNA

Arresti/ Veliaj : “Goditje qorre, vrasje me pagesë për llogari të Saliut”

Ndaje në Whatsapp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj akuzave të SPAK, duke i cilësuar ato si një “goditje qorre” dhe një “vrasje me pagesë” për llogari të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Veliaj shprehet se arrestimi i tij synonte ta largonte nga drejtimi i bashkisë në mes të fushatës, por ai nuk do të ndalet në çmontimin e asaj që e quan “dosje farsë”.

“Menduan që duke më futur brenda, do të më mbyllin gojën, por s’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim”, shkruan Veliaj, duke akuzuar prokurorin Olsi Dado dhe ish-kryeministrin Berisha për një skenar të mirëorganizuar kundër tij.

Ai gjithashtu ironizon hetuesit e çështjes, duke iu referuar njërit prej tyre si “Bruce Willis hajvani”, ndërsa shprehet se do të vazhdojë betejën ligjore për të zbardhur të vërtetën.

Postimi Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.
Me siguri menduan që duke më mbyllur brenda pa gjyq, do të më mbyllnin gojën dhe s’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim. Por, ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Ëillis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë).

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme