Politika 22 February 2025, 18:19 Nga VNA

Berisha me shqiptarët në Parma të Italisë, flet për mbylljen e TikTok dhe punësimin e Chris LaCivita

Ndaje në Whatsapp
Berisha me shqiptarët në Parma të Italisë, flet për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Parma në Itali. Në një kohë kur Shqipëria dhe shqiptarët përballen me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale, Berisha ka zgjedhur që fushatën e tij ta fokusojë tek TikToku dhe punësimin që bëri si drejtor të fushatës së PD, Chris LaCivita. Kreu i PD tha se Rama është i vetmi lider që ka arrestuar kreun e opozitës dhe që ka censuruar TikTokun.

“A kishte në atë sallë ndonjë lider që kishte arrestuar opozitën si Edi Rama? Asnjë të vetëm. A kishte në atë sallë një njeri i cili kishte marrë vendim për të censuruar mjetin më të fuqishëm të komunikimit TikTok-un, vetëm se rinia nuk i ndahet kundër tij” – tha Berisha.

Kontraktimi i menaxherit të fushatës të Donld Trump, Chris LaCivita, lideri i PD e shet si garanci që do të rrëzojë Edi Ramën edhe në takimet me diasporën.

“Edi Rama u tmerrua kur e pa. E kuptoi humbjen e tij dhe menjëherë nisi propagandën, duke pretenduar se LaCivita ishte blerë nga Berisha. Po ai ngatërroi LaCivita me McGonigal-in” u shpreh Berisha.

Më tej, Berisha tha se një gazetar i madh italian ka shkruajtur për marrëveshjan Rama-Mc Gonigal që kishte si synim për të shkatërruar opozitën. Sipas tij, deklaratën e gazetarit Italian e ka shpëndarë drejtori i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, dhe kështu e kanë marrë vesh të gjitha selitë diplomatike në Europë.

“Një gazetar i madh italian shkruante sot e kam të paqartë marrëveshjen Rama-Mc Gonigal sepse drejtësia e Biden e mbajti të fshehtë një marrëveshje që mori 225 mijë. Marrëveshja ishte ër të shkatërruar opozitën në Shqipëri. Këtë deklaratë të gazetarit, u shpërnda nga La Civita dhe e kanë marrë vesh të gjitha selitë diplomatike në Europë" - u shpreh Berisha.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme