Politika 23 February 2025, 18:34 Nga VNA

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje të për energjinë, teknologjinë dhe infrastrukturën

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë

Qeveria shqiptare dhe ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nënshkruar disa marrëveshje strategjike, duke forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e energjisë, teknologjisë dhe infrastrukturës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se marrëveshjet janë lidhur mes kompanive Masdar, TAQA, KESH dhe OST, ndërsa u nënshkrua edhe një letër angazhimi për zhvillimin e Projektit të Qytetit Inteligjent të Shqipërisë në partneritet me kompaninë “Presight AI Ltd”.

“Këto marrëveshje përfaqësojnë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe modernizimin e Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme