Politika 24 February 2025, 22:42 Nga VNA

"Veliaj po ndjek strategji për të detyruar prokurorin të largohet!"/ Lala: Mund ti ngrenë akuzë të re për falsifikim

Ndaje në Whatsapp
"Veliaj po ndjek strategji për të detyruar prokurorin të

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për kërcënimet dhe fyerjet e Erion Veliajt ndaj prokurorit që po e heton, Ols Dado.

Lala tha se kjo është strategji e Veliajt, që prokurori pas kërcënimit ta padisë dhe më pas do të detyrohet të heqë dorë nga hetimi i Veliajt, por shtoi se Ols Dado deri tani nuk është lëkundur ndaj presionit.

Lala foli gjithashtu edhe për një audio që po qarkullon në media pranë Veliajt, ku pretendohet se prokurori e ka quajtur kryebashkiakun "ndyrësirë", fakt që u mohua kategorikisht nga SPAK dhe gjykata. Gazetarja tha se ndaj Veliajt mund të ngrihet edhe akuzë për falsifikim.

"Gjuha e Veliajt është e papranueshme, por është strategjike. Kanosja ndaj prokurorit është vepër penale, që ndiqet me ankimin e prokurorit. Nëse Ols Dado i drejtohet institucioneve, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga çështja. Veliaj po ndjek këtë strategji për të detyruar prokurorin që të largohet. Deri tani Ols Dado i ka qëndruar presioneve. Gjuha është sigurisht e papranueshme.

Veliaj ka pretenduar sot, ka nxjerrë një transkript ku pretendohet se gjatë senacës së masës së sigurisë, prokurori i ka thënë “ndyrësirë”. Veliaj pretendon se e ka zbardhur nga audio këtë. Prokuroria dhe gjykata e mohuan këtë fakt, në asnjë moment gjatë dëgjimit të audios, nuk rezulton që prokurori ta ketë përdorur këtë shprehje. Ka një version audio të paqartë, por prokuroria e posaçme dhe gjykata, po shohin mundësinë e ngritjes së një akuze të re, për falsifikimin. Audio do ti nënshtrohet akt ekspertimi nën dyshimet për ndërhyrje të mundshme. Audio orgijinale e ka gjykata e posacme. Nëse ka manipuluar mund të ketë akuzë të re ndaj zotit Vrliaj.

Sistemi është lehtësisht i verifikueshëm nëse ka ndërhyrje, kjo është strategjia e prokurorëve", tha Lala.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme