Politika 24 February 2025, 15:47 Nga VNA

SPAK e GJKKO përgënjeshtrojnë Erjon Veliaj: Prokurori në asnjë moment nuk përdori fjalën "ndyrësirë"

Ndaje në Whatsapp
  Kryebashkiaku Erion Veliaj pretendoi sot se prokurori i posaçëm Ols Dado e ka etiketuar atë si "ndyrësirë". Megjithatë, SPAK publikoi procesverbalin e seancës gjyqësore, duke mohuar pretendimin e Veliajt dhe sqaruar se në asnjë moment prokurori nuk ka përdorur ndonjë term fyes ndaj tij. "Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju informon si vijon: Procesverbali i seancës gjyqësore të datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), si dhe regjistrimi audio i seancës, nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së", thuhet në njoftimin e SPAK. Edhe Gjykata e Posaçme mohoi deklaratën e Veliajt, duke e cilësuar atë të pavërtetë. "Nisur nga interesimi i lartë dhe kërkesat për informacion në bazë të ligjit Nr. 119/2014 'Për të drejtën e informimit', ju bëjmë me dije se pretendimi i bërë nga personi nën hetim, Erion Veliaj, mbi përmbajtjen e procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 12.02.2025, është i pavërtetë. Nga verifikimi i bërë në sistemin audio të seancës për marrjen në pyetje të të hetuarve, konkretisht në intervalin kohor 18:34:02 – 18:34:57 (të cilit i referohet i hetuari në postimin e tij), si dhe nga procesverbali, nuk rezulton që prokurori Ols Dado të ketë përdorur fjalën 'ndyrësirë'", theksoi gjykata. Pra, Erion Veliaj, i cili nga burgu vijon të sulmojë dhe të hedhë akuza ndaj prokurorit Dado, nuk duhet hetuar vetëm për korrupsion dhe pastrim parash, por edhe për manipulim të fakteve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme