Politika 24 February 2025, 14:08 Nga VNA

Berisha: Arrestimi Safet Bajrit pas një marrëveshje

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Arrestimi Safet Bajrit pas një marrëveshje

Sali Berisha ka komentuar sot për herë të parë arrestimin e të fortit të Shkodrës, Safet Bajri. Në një konferencë për shtyp, kryetari i PD shmangu çdo koment, duke e konsideruar arrestimin e tij si një marrëveshje.

Vetëm dy vjet më parë, PD denoncoi përfshirjen e Bajrave në vjedhjen e votave në Shkodër. Por mesa duket, këto akuza tashmë nuk kanë më vlerë për PD dhe kryetarin e saj, të cilët kanë vendosur të heshtin për arrestimin e një prej personave kyç të krimit në Shkodër, mbi të cilin aktualisht rëndojnë akuza për vrasje.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme