Politika 24 February 2025, 17:33 Nga VNA

Bushka del nga SPAK, nuk komenton për mediat

Ndaje në Whatsapp
Bushka del nga SPAK, nuk komenton për mediat

 

Ndryshe nga mëngjesi kur hyri me buzëqeshje në buzë, Klotilda Bushka doli nga SPAK me kokën ulur, madje nuk pranoi të jap asnjë koment për mediat. Pas 4 orësh marrjeje në pyetje, kryetarja e Komisionit të ligjeve doli nga ambientet e SPAK-ut.

Në dosjen e GJKKO-së, Bushka dyshohet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka, e cila është nën hetim nga SPAK per pengim të hetimeve ndaj Erjon Veliajt është paraqitur në organin e akuzës per të dhënë shpjegime. Bushka sipas SPAK orientoi dëshmitarët se çfarë të deklaronin në prokurori.

Ajo u implikua nga Ina Goxhaj ish drejtoreshe ekzekutive e Byl-A kontrollohet nga Ajola Xoxa bashkëshorte e kryebashkiakut.

Goxhaj deklaroi se Bushka e ka orientuar sesi të dëshmojë në SPAK, ndërsa Ajola Xoxa I ka sekuestruar telefonin.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme