Politika 25 February 2025, 10:02 Nga VNA

Rama: PD po përdor SPAK për shantazh politik

Ndaje në Whatsapp
Rama: PD po përdor SPAK për shantazh politik

Në serinë “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi mënyrën se si po trajtohet tema e korrupsionit në Shqipëri, duke theksuar se ka një mobilizim të orkestruar për të krijuar perceptimin se “këtu janë gjithë hajdutë”.

Sipas Ramës, SPAK po përdoret si një instrument lufte politike përmes denoncimeve dhe shantazheve të vazhdueshme, çka çon në një mbulim të njëanshëm dhe të ekzagjeruar të temës së korrupsionit

Rama:" Sot kemi mbulim histerik të temës së korrupsionit, ku sigurisht këneta ështe e mobilizuar për të spërkatur me llumin gjithçka dhe këdo. Dhe për ta përdorur SPAK si një mjet të luftës politike. Duke e vënë ata në lëvizje përmes denoncimeve dhe shantazheve permanent. Kjo është një anë e medaljes dhe që krijon perceptimin se këtu janë gjithë hajdutë. 

Ndërkohë pse BE e konsideron Shqipërinë se është serioze në luftën kundër korrupsionit dhe është gati për ta pritur në familjen europiane. Ku është zona më  endotur nga korrupsioni? Aty ku ndodhen paratë publike dhe ato përdoren më shumë nga institucionet përmes tenderave. "

Kryeministri Rama ka theksuar se SPAK është krijuar nga vullneti politik i Partisë Socialiste. Ai theksoi se, ndërkohë që SHBA ka pasur një rol asistues në krijimin e SPAK, tashmë ata nuk janë më të pranishëm dhe ambasada e SHBA-së nuk ka bërë më asnjë deklaratë mbi këtë çështje. Rama gjithashtu ka komentuar deklaratat e opozitës, ku “Bufi” është shprehur se do të “shkrinte” SPAK-un, duke e quajtur këtë një veprim të motivuar nga frika e të kaluarës që nuk mund të ndryshohet.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme