Politika 25 February 2025, 11:21 Nga VNA

Audio në sallën e gjyqit të Veliajt/ Rama: Problem i SPAK, mungesa respektit

Ndaje në Whatsapp
Audio në sallën e gjyqit të Veliajt/ Rama: Problem i SPAK,

Gjatë komunikimit me qytetarët në rubrikën “Sy më sy” në Facebook, Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit mbi materialet e publikuara në media, ku pretendohet për një përplasje mes prokurorit të SPAK dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama theksoi se SPAK është krijuar nga vullneti i Partisë Socialiste, por theksoi rëndësinë e respektit ndaj çdo individi që merret në pyetje. Ai nënvizoi se pavarësia e SPAK duhet të shoqërohet me profesionalizëm dhe integritet, në mënyrë që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë.

Ka të bëjë me respektin për tjetrin me respektin për prezuminin e pafajësisë, me respektin për këdo qoftë që bëhet pjesë e një procesi hetimi, qoftë edhe që pyetet si një person që mund të dijë diçka sepse cilido qoftë është i barabartë me këdo qoftë aty te stacioni i trenit dhe kushdo qoftë aty te stacioni i trenit që merr në pyetje cilindo, duhet ta ketë̈ parasysh se duhet ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe te mungesa e vlerësimit bazik të të drejtës dhe lirisë kushtetuese të gjithsecilit që të ndihet I barabartë nën qiellin e kësaj republike përballë kujtdo që përfaqëson shtetin”, komentoi Rama

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme