Sociale 2025-12-23 08:22:00 Nga VNA

Raporti: Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sigurinë energjetike

Ndaje në Whatsapp
Raporti: Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të

Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vërën se afatet për të plotësuar disa kërkesa të lidhura me rregulloren përkatëse që mbulon këtë çështje kanë mbaruar prej vitesh tashmë por përafrimi mbetet ende në faza diskutimi.

“Shqipëria nuk ka transpozuar ende Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar një autoritet kompetent për përgatitjen ndaj rreziqeve, pavarësisht se afatet përkatëse kanë përfunduar më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023.

Një version pune i projektligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike, i shqyrtuar nga Sekretariati në korrik 2025, synon të transpozojë disa dispozita të Rregullores (BE) 2019/941. Ky projektligj parashikon që ministria përgjegjëse për sektorin e energjisë elektrike të jetë autoriteti kompetent dhe vendos detyrimin që ky autoritet të miratojë një plan përgatitjeje ndaj rreziqeve”, thuhet në raport.

Ky i fundit nënvizon se megjithatë, transpozimi i plotë dhe zbatimi i Rregullores do të kërkojnë përpjekje të mëtejshme për hartimin dhe miratimin e legjislacionit parësor dhe atij dytësor përkatës. Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar ende. Shqipëria nuk ka paraqitur Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike pranë Sekretariatit, pavarësisht detyrimit të saj sipas nenit 29 të Traktatit.

“Zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri përfshijnë miratimin në vitin 2024 të Ligjit të ri gjithëpërfshirës nr. 25/2024, i cili është pjesërisht i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit (NIS2) dhe pasqyron standarde më të gjera evropiane. Përveç kësaj, është krijuar Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), për të mbikëqyrur dhe koordinuar përpjekjet e vendit në fushën e sigurisë kibernetike”, vlerëson raporti.

Ky dokument analizon edhe ecurinë s ai takon sigurisë së furnizimit me gaz dhe atë të furnizimit me naftë dy çështje që mbeten secila në hallka të ndryshme të zbatimit të kërkesave ku më e avancuar ajo e gazit teksa ajo e naftës me një realizim vetëm 23 për qind të planit të përafrimit./Monitor

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news