Sociale 2025-12-21 13:25:00 Nga VNA

Ilaçe me

Ndaje në Whatsapp
Ilaçe me

-Nga Agim Xhafka

Një kollë e lehtë, pak temperaturë e me vrap arrita në farmaci. Nga që kishte njerëz hyra në rradhë.
-Unë për tensionin kam këtë ilaç,-fliste një mesoburrë e i tregonte farmacistes kutinë.
-E kemi, e kemi,-buzëqeshte ajo.
-Po a rimbursohet?
-Jo, jo. Për tension rimburosohen veç këto, -dhe i nxori një listë para.
-Po doktori më tha që të marr këtë,-e burri ngulte këmbë e tregonte sërish kutinë.
-Merre dhe paguaje vetë. -i dha zgjidhje farmacistja.
-Edhe pse derdh sigurim shëndetësor tash 25 vjet? Dmth ju na paguani si rimbursim jo ilaçet që na jep mjeku, por ato që cakton shteti. Budallallëk.
-Ilaçe me “mblesëri”,-ia prita me një metaforë këndej nga cepi i farmacisë.
Më pas njësoj debati. I erdhi rradha një çuni që për fat të keq qe me diabet. Nga ilaçet që përdorte asnjë nuk ia paguanin sigurimet. Ai qe mësuar siç duket me këtë anomali ndaj tha:
-Lekët që paguajmë ne si sigurim shëndetësor qeveria ua jep ca deputetëve apo ca ministrave që të kurohen jashtë shtetit. Ndërsa për ne është zemërgjerë në ilaçe surrogato, që asnjë forcë nuk kanë ndaj sëmundjes.
Më erdhi rradha mua. I thashë që doja veç tylolhot.
-Po nuk rimbusohet,-u tall farmacistja.
Sa do të flisja me fjalë fyese se në fakt u preka dëgjoj nga pas një zonjë që duhej të qe pensioniste.
-Rimbursimi i shtetit tonë për barnat i ngjan një dreke në shtëpi. Që ke bërxollë, ke sallatë dhe një tas me supë. Ama ujin për supën e ke të sigurt që ta fal shteti, si rimbursim për paratë e tua derdhur ndër vite për sigurimet.
Nuk fola. As ata rrotull meje. Të gjithë miratuam fjalët e zonjës. Tundëm kokat. Dhe qeshëm. Qeshëm si tallje me qeverinë që tallet me ne.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news