Sociale 2025-12-21 12:23:00 Nga VNA

Ambasada e SHBA paralajmëron: Martesat për dokumente emigracioni janë krim federal

Ndaje në Whatsapp
Ambasada e SHBA paralajmëron: Martesat për dokumente emigracioni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj përpjekjeve për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave fiktive.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës përbën krim federal në SHBA dhe ndëshkohet me pasoja të rënda ligjore. “Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze”, thuhet në reagim.

Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm rrugët ligjore të emigracionit për hyrjen dhe qëndrimin në SHBA, si dhe për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm. “Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, përfundon njoftimi i Ambasadës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news