Kronika 2026-07-22 19:35:00 Nga VNA

Rëndohet bilanci i aksidentit te TEG-u, humb jetën edhe i plagosuri në Spitalin e Traumës

Ndaje në Whatsapp
Rëndohet bilanci i aksidentit te TEG-u, humb jetën edhe i plagosuri

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere u përplas me një automjet dhe më pas ra në pjesën e poshtme të aksit rrugor TEG–Elbasan.

Sipas burimeve, ka ndërruar jetë edhe personi që ishte transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Viktima ishte pasagjer në betoniere.

Në vendngjarje kishte humbur jetën një prej personave që udhëtonte në mjetin e rëndë, ndërsa me vdekjen e të plagosurit numri i viktimave është rritur në dy.

Burimet bëjnë me dije se dy viktimat janë shtetas egjiptianë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident vijon të jetë në spital.

Lexo gjithashtu

Video

Dita e 53 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

Pamje të reja nga aksidenti pranë TEG! Mjeti që u përplas me betonieren totalisht i shkatërruar

Receta e deputetit për t'i shpëtuar inflacionit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që mjeti të përmbyset nga lartësia. Aksidenti ka shkaktuar kaos në lëvizje, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar për persona të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news