Kronika 2026-07-22 11:48:38 Nga VNA

Të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhisë i gjendet sërish aparat celular në burgun e Drenovës

Ndaje në Whatsapp
Të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhisë i gjendet

Gjendet dhe sekuestrohet celular në qelinë e Laert Haxhisë, i dënuar me burgim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës, ndërsa po gjykohet në Gjykatën e Posaçme si kreu i një grupi kriminal që urdhëronte vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Celulari pritet të dërgohet në laboratorin e SPAK për t’u hapur dhe për të parë nëse nga brenda qelisë, Haxhiu, që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, është përfshirë në veprimtari kriminale.

Kontrollet në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, ku ndodhet edhe Haxhiu, u kryen ditën e sotme nga forcat speciale.

Laert Haxhia kohët e fundit ka qenë disa herë në fokus të kontrolleve në burg, që pas skandalit që u zbulua kur një influencuese nga Kosova ishte takuar me të në qeli.

Kohët e fundit, drejtuesit e burgjeve në vend, sidomos atyre të sigurisë së lartë, janë akuzuar se kanë lejuar vajza të showbiz-it të takohen, në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren, me bosët e arrestuar të krimit.

Video

Një debat mbi jetën me ngjyra të Damianit dhe bardh e zi të Albanës.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news