Kronika 2026-07-18 14:51:41 Nga VNA

Videoja me paratë për qentë e rikthen në vëmendje, Daily Telegraph shkruan sërish për emigrantin shqiptar Dorian Puka

Ndaje në Whatsapp

Videoja me paratë për qentë e rikthen në vëmendje,

Emigranti nga Laçi, Dorian Puka, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias britanike The Daily Telegraph, pas një serie artikujsh të publikuar për të gjatë katër viteve të fundit.

Shkak për rikthimin e tij në faqet e gazetës britanike është bërë një video e publikuar në rrjetet sociale, ku Puka shfaqet duke u dhënë para qenve të tij. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e medias, e cila e ka përfshirë sërish historinë e tij në një artikull të dedikuar.

Sipas The Daily Telegraph, 29-vjeçari, i cili është dënuar më parë për grabitje banesash, po përballet me një tjetër proces dëbimi nga Mbretëria e Bashkuar, pasi është larguar më herët nga autoritetet britanike, por është rikthyer sërish në mënyrë ilegale në vend.

Në artikull, gazetari dhe redaktori i çështjeve të brendshme, Charles Humas, përshkruan videon ku Puka shihet i ulur në një divan duke i afruar qenit pitbull të quajtur “Cobra” kartëmonedha 20 paund, ndërsa qenit tjetër, me emrin “Miu”, i jep kartëmonedha 50 paund për t’i kafshuar.

Gazeta britanike shkruan se Puka po përballet me mundësinë e dëbimit për herë të tretë, pasi qeveria britanike ka fituar një proces në një tribunal të shkallës së parë për çështjet e emigracionit, duke synuar largimin e tij nga vendi pas refuzimit të kërkesës për azil.

Megjithatë, Ministria e Brendshme britanike (Home Office) nuk ka mundur të finalizojë largimin e tij, për shkak se kërkesa për azil dhe sfidat ligjore ndaj vendimeve të marra janë ende në shqyrtim.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi se autoritetet po punojnë për largimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ky individ është një shtetas i huaj i njohur për veprimtari kriminale dhe ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar largimin e tij. Për sa kohë që procedurat ligjore janë ende në zhvillim, nuk mund të japim komente të mëtejshme”, tha zëdhënësi.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm në hije i opozitës konservatore, Chris Philp, ka reaguar për The Daily Telegraph, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të Pukës nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas tij, shqiptari ka ekspozuar publikisht pasurinë e tij përmes makinave luksoze dhe videove të publikuara online, duke e cilësuar rastin si një shembull të problemeve me dëbimin e personave me precedentë penalë.

Video

Një avion ngarkese Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air ka prekur pistën me pjesën e pasme gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Cincinnati/Kentucky Verior. Pas këtij incidenti, mjeti ajror arriti të ngrihej sërish për të bërë një xhiro dhe u ul i sigurt pak më vonë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Klikoni artikullin për të mësuar më shumë detaje rreth manovrës së pilotëve dhe gjendjes së avionit.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka goditur sot Shkupin, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha materiale. Erërat e forta kanë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara në qendër të qytetit, si dhe kanë dëmtuar çati e semaforë. Ndërkoh shumë rrugë kryesore kanë mbetur të bllokuara.

Nis protesta e 52 e qytetarëve. Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Sepse në Londër shteti nuk të pret ta mbarosh ndërtimin pa leje dhe pastaj ta shemb.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news