
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë një ure.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që kamioni të dalë nga karrexhata dhe të bjerë nga lartësia.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar apo për numrin e të përfshirëve në aksident. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me këtë ngjarje.






















