Bota 2026-07-22 17:24:24 Nga VNA

Mamdani tërhiqet nga premtimi: Nuk kam autoritet për arrestimin e Netanjahut në Nju Jork

Ndaje në Whatsapp

Mamdani tërhiqet nga premtimi: Nuk kam autoritet për arrestimin e

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka pranuar se nuk ka autoritet ligjor për të urdhëruar arrestimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, nëse ai viziton qytetin për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Mamdani sqaroi se, ndonëse gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2025 ishte zotuar se do të zbatonte urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ndaj Netanjahut, verifikimet ligjore kanë treguar se administrata e qytetit nuk gëzon kompetenca për ta zbatuar atë.

Sipas tij, administrata e Bashkisë së Nju Jorkut ka shqyrtuar të gjitha bazat ligjore të mundshme për të përcaktuar nëse qyteti mund të vepronte në mënyrë të pavarur, por përfundimi ishte se një autoritet i tillë nuk ekziston.

Megjithatë, Mamdani ritheksoi qëndrimin e tij politik ndaj kryeministrit izraelit, duke deklaruar se Netanjahu nuk është i mirëpritur në Nju Jork, ku në shtator zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai i bëri thirrje qeverisë federale amerikane që të ndërhyjë dhe të zbatojë urdhërarrestin nëse Netanjahu udhëton drejt Shteteve të Bashkuara.

“Benjamin Netanjahu është një kriminel lufte, arkitekti i një gjenocidi të tmerrshëm kundër popullit palestinez”, u shpreh Mamdani.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump ka deklaruar më herët se Netanjahu nuk do të arrestohet gjatë qëndrimit të tij në territorin amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Edhe ekspertët e së drejtës kanë shprehur më herët dyshime mbi mundësinë që kryebashkiaku i Nju Jorkut të urdhërojë Policinë e qytetit të arrestojë një udhëheqës të huaj, duke argumentuar se një kompetencë e tillë i takon autoriteteve federale dhe jo pushtetit vendor. 
 

Video

Receta e deputetit për t'i shpëtuar inflacionit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që mjeti të përmbyset nga lartësia. Aksidenti ka shkaktuar kaos në lëvizje, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar për persona të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një debat mbi jetën me ngjyra të Damianit dhe bardh e zi të Albanës.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news