Politika 2026-01-31 20:43:00 Nga VNA

Dosja Epstein, përfshihet edhe një vajzë nga Tirana

Ndaje në Whatsapp

Dokumente të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përmbajnë të dhëna lidhur me një vajzë nga Tirana, e cila rezulton se ka aplikuar për një pozicion si asistente personale.

Sipas materialeve, emaili i vajzës, E. Terziu, është dërguar në mars të vitit 2017, ku ajo shpreh interes për punën dhe pyet nëse mungesa e saj në SHBA do të ishte problem. Në përgjigje, i është kërkuar të dërgojë tre foto dhe CV-në e saj.

Dosja Epstein, përfshihet edhe një vajzë nga Tirana

Dokumentet tregojnë se Terziu i ka dërguar fotot, dhe më pas është kontaktuar Jeffrey Epstein. Në komunikimin e mëvonshëm thuhet se vajza ishte 21–22 vjeç, jetonte në Paris, ndërkohë që në CV rezultonte se ndodhej në Tiranë. Përveç CV-së dhe fotove, në listën e bashkëngjitjeve rezulton se ajo ka dërguar edhe një video aplikimi.

Materialet e publikuara hedhin dritë mbi mënyrën se si disa nga aplikimet për pozicione personale janë trajtuar brenda rrjetit të Epstein./Euronews Albania 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news