Bota 2026-11-07 21:51:00 Nga VNA

Francë/ Avokatët padisin ministrin e Brendshëm për plagosjen e rëndë të protestuesve nga policia

Ndaje në Whatsapp
Francë/ Avokatët padisin ministrin e Brendshëm për plagosjen

Një grup avokatësh në Francë kanë njoftuar se do të ndërmarrin veprime ligjore kundër ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez, për përdorimin e dyshuar të forcës së tepruar nga policia gjatë protestave të fundit.

Avokatët përfaqësojnë të paktën 18 persona të plagosur, mes tyre edhe adoleshentë, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda nga përdorimi i armëve policore gjatë demonstratave.

Sipas të dhënave të raportuara, që prej mesit të shtatorit të paktën 20 persona janë plagosur rëndë, ndërsa disa prej tyre kanë humbur duart ose kanë pësuar dëmtime serioze në sy.

Avokatët akuzojnë ministrin se ka lejuar përdorimin e armëve që mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme. Ata synojnë të paraqesin një padi të përbashkët pranë Gjykatës së Drejtësisë së Republikës, institucioni që shqyrton akuzat ndaj ministrave gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë nisur 105 hetime të brendshme për rastet e dyshuara të dhunës policore.

Protestat nisën nga nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kërkonin kushte më të mira arsimore, por më pas u zgjeruan për shkak të pakënaqësive ndaj kostos së jetesës dhe ndërhyrjeve të policisë.

Situata ka shtuar presionin ndaj qeverisë franceze, në një periudhë tensionesh politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news