Bota 2026-11-06 22:22:56 Nga VNA

Opozita italiane i kërkon Melonit të tërheqë emërimin e Altierit në krye të Antikorrupsionit, ngrihen dyshime për papajtueshmëri

Ndaje në Whatsapp
Opozita italiane i kërkon Melonit të tërheqë emërimin e

Përplasjet politike në Itali janë përqendruar te emërimi i Trifone “Nuccio” Altierit në krye të Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Përfaqësuesit e forcave opozitare i kanë dërguar një letër zyrtare kryeministres Giorgia Meloni, duke i kërkuar të tërheqë kandidaturën e tij, ndërsa paralajmërojnë kundërshtim edhe në komisionet parlamentare, ku propozimi duhet të marrë mbështetjen e dy të tretave të votave për të vijuar procedurën.

Në letrën e firmosur nga drejtuesit e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Lëvizjes 5 Yjet, Aleancës së të Gjelbërve dhe së Majtës, Italia Viva, +Europa dhe Azione, opozita shpreh kundërshtimin ndaj kandidaturës, duke argumentuar se drejtuesi i ANAC duhet të jetë një figurë e pavarur nga partitë politike dhe me përvojë të dëshmuar në luftën kundër korrupsionit dhe mbikëqyrjen e kontratave publike. Sipas tyre, autoriteti nuk mund të shihet si një zgjatim i qeverisë apo si një institucion ku ndahen poste politike. 

Në qendër të polemikave është e kaluara politike e Altierit. Në shtator të vitit 2024, ai u emërua përgjegjës kombëtar i Departamentit të Mbrojtjes në partinë Liga, ndërsa opozita pretendon se ky funksion përbën pengesë ligjore për marrjen e drejtimit të ANAC, pasi legjislacioni parashikon që drejtuesit e këtij institucioni të mos kenë mbajtur poste në parti politike gjatë tre viteve përpara emërimit. Një tjetër çështje e ngritur nga kundërshtarët politikë lidhet me detyrën e tij si president i Fincantieri Infrastructure, kompani që operon në sektorin e infrastrukturës dhe përfshihet në projekte e kontrata publike. Opozita vë në pikëpyetje nëse ky pozicion mund të krijojë konflikt interesi me funksionet e autoritetit që duhet të mbikëqyrë zbatimin e rregullave. 

Kryeministrja Meloni, e pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e Altierit, u përgjigj se emërimi ishte bërë në përputhje me kompetencat e qeverisë. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri dhe kreu i Ligës, Matteo Salvini, u shpreh se pret që gjithçka të jetë plotësisht e rregullt, duke mbrojtur kandidaturën e personit që në vitin 2024 ishte emëruar në një prej departamenteve të partisë së tij. 

Qeveria ka reaguar gjithashtu përmes burimeve të ekzekutivit, të cilat deklaruan se para miratimit të propozimit janë shqyrtuar dhe janë vlerësuar si të pabazuara dyshimet për papajtueshmëri. Sipas të njëjtave burime, dy partitë kryesore të opozitës janë informuar paraprakisht përmes kontakteve joformale dhe në atë moment nuk kanë shprehur kundërshtime apo rezerva. 

Përveç emërimit të Altierit, opozita ka kritikuar edhe propozimin për Giulio Centemeron, deputet i Ligës, si komisioner të Consob-it, autoritetit që mbikëqyr tregjet financiare. Megjithatë, kundërshtimi kryesor mbetet drejtimi i ANAC, për shkak të rolit që ky institucion ka në kontrollin e kontratave publike dhe luftën kundër korrupsionit. Për emërimin e Altierit pritet tashmë përballja në komisionet parlamentare, ku kërkohet shumica e cilësuar prej dy të tretash për miratimin e propozimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news