Sociale 2026-11-07 19:20:39 Nga VNA

Cigarja e lënë ndezur dyshohet se shkaktoi zjarrin në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital

Ndaje në Whatsapp
Cigarja e lënë ndezur dyshohet se shkaktoi zjarrin në Lezhë,

Policia e Lezhës ka zbardhur detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu një apartament pasditen e kësaj të shtune, në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar dëme materiale dhe probleme shëndetësore te disa banorë të pallatit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në banesën e shtetasit A. L., ku dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një cigare e lënë ndezur prej vetë pronarit.

Flakët kanë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e përhapjes së tymit, disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen, pronari i apartamentit, i identifikuar me inicialet A. L., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Lezhë/Informacion paraprak.

Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen ‘Skënderbeg’, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme.

Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news