Politika 2026-11-07 17:52:41 Nga VNA

Protesta e së shtunës/ Nga “Rama në burg, Berisha në burg” te gazi lotsjellës. Një protestë që nisi e përçarë dhe përfundoi në përplasje

Ndaje në Whatsapp
Protesta e së shtunës/ Nga “Rama në burg, Berisha në

Përplasje me policinë, por edhe me njëri-tjetrin. Kështu mund të përkufizohet protesta e kësaj të shtune në Tiranë, ku deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, studentë dhe qytetarë protestuan kundër qeverisë, por jo gjithmonë në të njëjtën anë të barrikadës.

Gjithçka nisi rreth mesditës, përpara Kryeministrisë, ku deputetë demokratë, me në krye Flamur Nokën, u mblodhën së bashku me mbështetësit e tyre për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pa fjalime, pa megafonë dhe pa një tribunë politike, grupimi i PD-së qëndroi për rreth dy orë përpara godinës së qeverisë. Por qetësia u prish në dy ose tri raste, kur mbështetësit demokratë u përplasën verbalisht me protestues të tjerë që thërrisnin parullën “Rama në burg, Berisha në burg”.

Rreth orës 14:00, protesta u zhvendos përpara Ministrisë së Arsimit, ku të rinj dhe studentë ishin mbledhur sipas njoftimit për demonstratën e radhës. Atyre iu bashkuan edhe deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, duke krijuar një grumbullim më të madh protestuesish, por jo domosdoshmërisht më të bashkuar.

Edhe përpara Ministrisë së Arsimit nuk munguan përplasjet mes militantëve demokratë dhe protestuesve që kërkojnë largimin nga politika si të Edi Ramës, ashtu edhe të Sali Berishës.

Megjithatë, përplasjet mes vetë protestuesve shpejt ia lanë vendin konfrontimit me policinë. Përpara Ministrisë së Arsimit nisën incidentet e para të dhunshme, me demonstrues që hodhën gurë dhe forca policie që u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Për rreth një orë, zona përpara ministrisë u kthye në skenë përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa tensionet u përshkallëzuan.

Më pas, demonstruesit u zhvendosën sërish përpara Kryeministrisë, ku nuk munguan përplasjet e tjera me policinë.

Përballë forcave të rendit, ndasitë mes protestuesve duket se kaluan përkohësisht në plan të dytë. Ata që pak më parë përplaseshin me njëri-tjetrin për Ramën dhe Berishën, tashmë kishin përballë të njëjtin kundërshtar: policinë.

Kështu, protesta e së shtunës nisi me dy qëndrime të ndryshme politike, vijoi me përplasje mes vetë demonstruesve dhe përfundoi duke i bashkuar ata, të paktën përkohësisht, përballë gazit lotsjellës dhe ujit me presion.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news