Politika 2026-11-07 09:16:08 Nga VNA

Studentët refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen, Rama e kthen tavolinën e gurtë në destinacion turistik

Ndaje në Whatsapp

Studentët refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen,

Nga një tryezë dialogu me studentët, në një atraksion turistik. Ky është destinacioni i ri që kryeministri Edi Rama i ka gjetur tavolinës së gurtë të vendosur përpara Kryeministrisë, pasi të rinjtë kanë refuzuar vazhdimisht ftesat e tij për bisedime, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Ndërsa studentët përgatiten për një tjetër protestë kombëtare këtë të shtunë, Rama ka zgjedhur ta nisë ditën duke promovuar tavolinën e famshme si një pikë të re turistike në kryeqytet.

“MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur”, shkruan kryeministri në Facebook, krahas fotografive të tavolinës.

Pas më shumë se 150 ditësh protestash, studentët vijojnë të refuzojnë dialogun e ofruar nga kryeministri, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre nuk është një takim simbolik përpara Kryeministrisë, por dorëheqja e Edi Ramës. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka zgjedhur t'i japë një tjetër kuptim tavolinës së gurtë, duke e promovuar si atraksion turistik, në vend që të adresojë publikisht ngërçin e krijuar me protestuesit.

Tavolina mund të ketë gjetur një destinacion të ri, por dialogu për të cilin u vendos ende nuk ka gjetur pjesëmarrës.

Ndërkohë, studentët nuk kanë ndërmend ta zhvendosin protestën te tavolina e gurtë. Ata kanë thirrur një tubim kombëtar sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, me kërkesën kryesore dorëheqjen e Edi Ramës.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news