Politika 2026-11-06 14:32:00 Nga VNA

Pas tavolinave të drurit, gurit dhe hurit, Rama e zhvendos dialogun online: Fton studentët te platforma “Fol me Kryeministrin”

Ndaje në Whatsapp

Pas tavolinave të drurit, gurit dhe hurit, Rama e zhvendos dialogun online:

Ndërsa studentët vijojnë protestat dhe refuzojnë ftesat e tij për dialog, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër mënyrë komunikimi me qytetarët. Pas tavolinave prej druri e guri, tashmë radha i ka ardhur teknologjisë, me platformën e re online “Fol me Kryeministrin”.

Nisma vjen në një moment kur studentët kanë bërë të qartë se nuk pranojnë të ulen në tryezë me kreun e qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm. Megjithatë, Rama vijon të këmbëngulë te dialogu, këtë herë duke e zhvendosur komunikimin nga tavolina fizike në ekranet e telefonave dhe kompjuterëve.

Sipas kryeministrit, platforma e re do të jetë e hapur 24 orë në ditë, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të dërgojnë mesazhe, opinione dhe shqetësime. Për administrimin e saj do të angazhohet edhe një skuadër e posaçme, e cila, sipas Ramës, do të garantojë qarkullimin e informacionit.

“Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog, në kushtet kur vijmë nga një fond protestash, për shkallëzime, dhunë, presioni, kërcënimi, përpjekje për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë”, deklaroi Rama.

Pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit për të gjetur forma të reja komunikimi, kërkesa kryesore e studentëve mbetet e pandryshuar, largimi i tij dhe i qeverisë. Për këtë arsye, kur nuk kanë hyrë në punë as tavolinat prej druri e guri, madje as ato të hurit, zor se një “tavolinë” online do t'i bindë protestuesit të ndryshojnë qëndrim.

Në fund të fundit, problemi nuk duket të jetë materiali nga i cili ndërtohet tavolina, por personi që ulet në krye të saj. Dhe këtë, me sa duket, nuk e zgjidh dot as teknologjia.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news