Politika 2026-11-06 08:24:00 Nga VNA

Video/ Flamur Noka dhe gazetari Klevin Muka përplasen gjatë transmetimit live në News24

Ndaje në Whatsapp

Video/ Flamur Noka dhe gazetari Klevin Muka përplasen gjatë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe gazetari Klevin Muka u përplasën mbrëmjen e së enjtes gjatë një debati në emisionin “Prime” në News24. Debati u tensionua pasi Muka shprehu kritika ndaj Partisë Demokratike, ndërsa Noka po komentonte zhvillimet e fundit politike.

Në një moment, Muka i kërkoi Nokës të mos e ngrinte zërin. “Të lutem, zërin mos ma ço, se jemi edhe afër. Kujdes”, i tha gazetari. “Ta çoj zërin që të çudis. Po të kallëzoj unë ty, kam çuar 5 deputetë në Rrjoll”, iu përgjigj Noka.

“Hiqe dorën”, dëgjohet të thotë Muka, teksa të dy kapen nga duart. Moderatorja Nisida Tufa ndërhyri dhe kërkoi qetësi në studio.

Pas pushimit publicitar, si Noka, ashtu edhe Muka kërkuan ndjesë për incidentin.

Burimi / BalkanWeb

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news