Bota 2026-11-07 20:31:37 Nga VNA

Kërcënoi të do të vriste Trumpin, arrestohet 26-vjeçari venezuelian pranë Shtëpisë së Bardhë: “Zërat më urdhëruan”

Ndaje në Whatsapp
Kërcënoi të do të vriste Trumpin, arrestohet

Një 26-vjeçar me origjinë nga Venezuela është arrestuar pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, pasi në automjetin e tij u gjetën tri armë zjarri dhe dhjetëra fishekë. Sipas autoriteteve amerikane, i dyshuari kishte deklaruar se dëgjonte zëra që e urdhëronin të vriste presidentin Donald Trump.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 nëntorit, kur agjentët e Shërbimit Sekret vunë re një automjet të dyshimtë të parkuar në Constitution Avenue, pranë rezidencës presidenciale.

I dyshuari është identifikuar si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos, shtetas venezuelian. Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga mediat amerikane, ai ndodhej në një automjet Ford F-150, i cili rezultonte i raportuar si i vjedhur.

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan një pushkë të tipit AR-15, një armë MAC-10, një pistoletë Glock 43X dhe dhjetëra fishekë.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) deklaroi se 26-vjeçari u kishte thënë agjentëve se dëgjonte zëra që e udhëzonin të udhëtonte drejt Uashingtonit dhe të vriste presidentin Trump.

Sipas NBC News, gjatë komunikimit me policinë, i dyshuari përdori aplikacionin Google Translate dhe pretendoi se dikush kishte tentuar ta vriste me një prej armëve që mbante në automjet.

Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se venezueliani kishte hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes Teksasit në mars të vitit 2024. Ai ishte ndaluar më parë nga Patrulla Kufitare, por më pas ishte liruar.

Pas arrestimit, 26-vjeçari u përball me disa akuza penale, përfshirë transportimin dhe mbajtjen e paligjshme të armëve, posedimin e municioneve të paregjistruara dhe përdorimin e paautorizuar të një automjeti.

Ai është paraqitur para gjykatës në Uashington dhe mbetet në paraburgim pa të drejtë lirimi me garanci.

Drejtori i Shërbimit Sekret Amerikan, Sean Curran, vlerësoi ndërhyrjen e agjentëve, duke theksuar shqetësimin për shtimin e rasteve të kërcënimeve ndaj personave që mbrohen nga ky institucion.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse i dyshuari kishte hartuar një plan konkret për atentat ndaj presidentit amerikan. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news