
Henrik Hoxha, po vijon dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme në procesin “Plumbi i Artë”. Ai ka patur më herët statusin e të penduarit të drejtësisë, por më vonë statusi iu hoq për shkak se sipas SPAK ai nuk tregoi të vërtetën për disa ngjarje.
Ai u ndal sërish u ndal te njohja me Festim Qolin gjatë dëshmisë së tij. Qoli akuzohet se vrau mikun e tij Elvis Deda dhe urdhëroi më vonë vrasjen e Fatmira Dedës, nëna e ish-ortakut, e cila kërkonte drejtësi për djalin.
“Festim Qolin e njoh prej 20 vitesh. Ai nuk më ka folur ndonjëherë për Nuredinin (Nuredin Dumani). E kam njohur tek ditëlindja e Festimit. Festimi më ka treguar se Elvis Dedjen e ka pasur ortak.
Nuk e kam kryer unë vrasjen e tij dhe nuk di kush e ka bërë. Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes. Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje”, tha Hoxha.
Ish i penduari pranoi vrasjen e Dorian Shkozës, ngjarje ku mbeti i vrarë edhe shoku i tij Anxhelo Avdia.
“Jam i përfshirë tek vrasja e Dorian Shkozës. Porosia ka qenë e Erion Alibejt (Krymit). Ndërmjetës ishte Nuredini.
Shkak ishte pretendimi i Krymit se Shkoza kishte qenë tek vrasja e familjarëve të tij.
Nuk kishte informatorë në atë ngjarje”, tha ai.
Për vrasjen e Emiljano Ramazani në Elbasan, ai deklaroi se Nuredin Dumani merrte informacion nga Erion Alibej.
“Për Xhuliano Hoxhën Nuredini nuk më ka folur ndonjëherë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje dhe as e kam parë në ngjarje”, shpjegoi më tej ai.
Henrik Hoxha u ndal edhe tek porosia për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini.
“E kam dëgjuar se kush është. Nuredini më ka thënë se Sokol Sanxhaktari ka qenë dhëndri i një kryebashkiaku atëherë. Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar. Nuredini na ka thënë se kishte diskutuar me dikë për vrasjen e tij.
Nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar”, shtoi ai.
Lidhur me tentativën për të vrarë Lulzim Mashën, pronarin e një shkolle private në Tiranë, Henrik Hoxha tha se porosi e vëllezërve Dizdari
Pyet i penduari Erion Alibej:
Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?
Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërvve
Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.
Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?
Hoxha: Nuredini se c'thoshte për një lidhje. S'e di mirë.
Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.
Hoxha: Tani, unë po them ca më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai ca të bejmë.
Alibej: When you went to Elbasan, someone met you in a gray C-Class. Skerdi Tasi said that he was Alibej's brother-in-law. You know my brother-in-law.
Hoxhaj: No, I don't know him.






















